Dani Olmo shfaqet i mërzitur në stërvitjen e Barcelonës!
Serioz dhe i trishtuar. Kjo është çfarë raportojnë nga Spanja, për paraqitjen e Dani Olmos sot në stërvitjen e parë të këtij viti me Barcelonën.
Mesfushori i katalanasve nuk po federohet nga klubi, për shkak se La Liga po e pengon. Gjithçka lidhet me rregullat financiara ku Barcelona dukshëm ka probleme.
Në rast se nuk konkretizohen tentativat e fundit, atëherë do të ishte goditje e madhe për Barçën. Kjo pasi Olmo, për të cilin janë paguar rreth 60 milionë euro, do të dilte lojtar i lirë.