Kapiteni i Juventusit, Danilo, me shumë gjasa po kalon ditët e fundit me bardhezinjtë. Drejtori i “Zonjës së Vjetër”, Xhuntoli, ka shprehur hapur se po mendohet shitja e kartonit të 33-vjeçarit.
Danilos i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe mungesa e rinovimit shtyn klubin të veprojë.
“Po punojmë për zgjedhjen më të mirë për të dhe për Juventusin.
Kur është një lojtar në treg, duhet të ketë aprovim nga të dyja palët. Duhet të rregullojmë mbrojtjen dhe më pas do të tregohemi të kujdesshëm për mundësitë”, u shpreh Xhuntoli.
Kujtojmë ndërkohë se Juventusi do të luajë të premten, më 3 dhjetor, kundër Milanit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.