Mourinho, për “Corriere dello Sport” ka treguar disa nga ngjarjet të çilat është penduar gjatë karrierës së tij si trajner.
Portugezi, tregoi se një nga vendimet që u pendua është largimi nga Real Madridi në vitin 2013.
“Jo-ja për Florentino Perez (është një keqardhje)”.
“Ai më tha, ‘Mos u largo, ke bërë pjesën e vështirë dhe më e mira nuk ka ardhur ende.
“E dija që ishte e vërtetë, por doja të kthehesha te Chelsea pas tre vitesh sfidash të mëdha në Spanjë”, u shpreh Mourinho.
Mourinho, në 25 vitet e tij si trajner ka menaxhuar skuadra të mëdha si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma, ku fitoi tituj të rëndësishëm në futboll.
“The Special One”, aktualisht është trajner i skuadrës së Fenerbahçes.