Reagon presidenti i klubit turk për shqiptarin: Askush nuk na ka telefonuar

Futboll

Reagon presidenti i klubit turk për shqiptarin: Askush nuk na ka telefonuar

Më: 1 janar 2025 Në ora: 22:31
Eken e Manaj

Rei Manaj u dërgua te Trabzonspor sot duke treguar se marrëveshja me Sivasporin është mbyllur. Për këtë ka reaguar vetë presidenti i Sivasporit, Bahatin Eken.

Eken mohoi çdo gjë për momentin duke folur për “TRT Spor”.

Presidenti i Sivaspor rikujtoi se Manaj do bashkohej me skuadrën sot duke hedhur poshtë zërat.

“Askush nuk na ka telefonuar për Rei Manajn.

Skuadra jonë është akoma në Antalia. Manaj nuk i është bashkuar akoma skuadrës.

Është njoftuar që do i bashkohet skuadrës sot. Nuk kemi marrë asnjë ofertë për transferim”, u shpreh presidenti i klubit turk.

27-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Dhe këtë sezon, si në të kaluarin, Manaj është golashënuesi kryesor].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat