Atalanta do të përballet me Interin nesër në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë.
Ky takim do të nisë në orën 20:00.
Para gjysmëfinales ka folur trajneri i Atalantës, Gasperini. 66-vjeçari e pranoi inferioritetin përballë zikaltërve.
“Ne të gjithë besojmë se Interi është skuadra më e fortë dhe referencë në Itali. Ne jemi aty duke ndjekur dhe duke u përpjekur të eleminojmë disavantazhin nga ato.
Tani luajmë një ndeshje dhe diferencat mund të jenë të vogla. Do të luajmë kundër më të mirëve, ne do të shohim në çfarë niveli jemi”, u shpreh Gasperini.