Interi do të ketë sërish përballë Atalantën pas asaj fitoreje 4-0 pak muaj më parë, por kësaj radhe në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.
Trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi nuk i nënvlerëson aspak kundërshtarët e nesërm as pas asaj fitoreje pak muaj më parë ndaj tyre.
“Kësaj radhe vijmë nga një periudhë ndryshe, u bënë gati 4 muaj nga ajo ndeshje. Që nga ajo kohë Atalanta ka zhvilluar paraqitje fantastike. Jemi koshientë që ata kanë forcë fizike dhe cilësi, do të duhet një Inter i madh për t’i mposhtur ata.
Po bëjmë mirë edhe pse kemi probleme në mbrojtje, do të kemi një ekip konkurrues. Na intereson ky trofe. Objektivat tona nuk ndrushojnë, janë njësoj si ditën kur erdha këtu, të fitojmë sa më shumë trofe”, u shpreh Inzaghi.