Postimi i gjatë denoncues në Instagram i mesfushorit belg, nga Stephane Omeonga.
"Më 25 dhjetor, unë isha viktimë e brutalitetit të policisë.
Gjatë një fluturimi mes Romës dhe Tel Avivit, pasi zura vendin tim, një stjuard m'u afrua për një problem të supozuar me dokumentet e mia dhe më kërkoi të largohesha nga avioni. I sigurt në vlefshmërinë e dokumenteve të mia, e pyeta me qetësi se çfarë problemi ishte, por policët më vunë prangat dhe më hoqën me forcë nga avioni”.
Kështu nis postimi i gjatë në Instagram nga Stephane Omeonga, një futbollist belg 28-vjeçar me të shkuar në Itali mes Genoa, Avellino dhe Pescara dhe që tani luan në Izrael me Bnei Sakhnin.
Omeonga postoi edhe një video të ngjarjes, në të cilën shihen dy policë që ngjiten në avion, duke shkuar drejt futbollistit, duke e detyruar atë të ngrihet dhe duke e nxjerrë me forcë.
"Jashtë aeroplanit, larg syve të dëshmitarëve, policia më hodhi me dhunë në tokë - vazhdon rrëfimi i Omeonga përmes rrjeteve sociale .
Ata më rrahën dhe njëri prej tyre më vendosi gjurin në kokë”.
“Erdhi një ambulancë, por unë, në gjendje shoku, nuk munda t'u përgjigjesha pyetjeve të mjekëve.