Ndeshja që Juventus luajti dhe barazoi 0-0 në “San Siro” kundër Milan ishte një nga më të mërzitshmet e këtij sezoni në Seria A.
Gjithsesi, nesër mbrëma në Riad do të jetë neë sfidë ndryshe në Superkupë.
Trajneri i Juves, Thiago Motta, do të përpiqet të largojë dyshimet e ngritura për të.
“Janë ndeshje të bukura për t’u luajtur, ne e bëjmë këtë punë për momente të tilla. Pjesa emocionale duhet të jetë nën kontroll, do të duhet dëshirë dhe ambicie e madhe, por edhe kontroll për të bërë zgjedhjet e duhura gjatë ndeshjes”, tha Motta.
“Nuk kam parë askënd që të hyjë në fushë për të humbur, aq më pak ne. Nesër do të jetë një sfidë ku ,luhet vetëmn për fitoren nga të dyja ekipet dhe kjo na jep një motiv shtesë për të bërë atë që dimë, për të fituar dhe për të ecur përpara”, shtoi trajneri i Juventus
Milan do të ketë një trajneri të ri, por ky fakt nuk e shqetëson trajnerin bardhezi: “Ne jemi gati, sepse dimë çfarë duhet të bëjmë dhe dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë si ekip. Ajo që ka rëndësi është se çfarë jemi ne, jo çfarë do të jenë ata”.
“Dua të fitoj si trajner, prandaj zgjodha këtë punë. Por tani nuk është një obsesion, bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar ekipin dhe për të ndihmuar lojtarët, jam i qetë dhe i bindur për forcën tonë. Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u përballur”, tha Motta.