Mediat britanike konfirmojnë se mesfushori brazilian i Man. Јunajtedit, Kasemiro, po konsideron një largim nga klubi në mekaton e janarit.
Sipas “Daily Mail” një numër i madh i skuadrave të Ligës Pro Saudite, vazhdojnë të mendojnë për 32-vjecarin, kontrata e të cilit me “Djajtë e Kuq” skadon në veren e vitit 2026.
Klubi i anglez është i hapur për të dëgjuar oferta të përhershme dhe huazimi për lojtarë pa të ardhme në “Old Trafford” këtë sezon e mes tyre është edhe Kasemiro. Në fakt, janë të shumtë lojtarët që mund të largohen që në janar.
Kristian Eriksen, Viktor Lindelof, Kasemiro dhe Antoni mund të ikin të gjithë në formë huazimi apo përgjithnjë nëse vijnë oferta të mira. Por brazilianin duket se Arabia është mundësia e vetme për të ardhmen.