Ish- sulmuesi i Superiores firmos në Itali

Futboll

Ish- sulmuesi i Superiores firmos në Itali

Më: 2 janar 2025 Në ora: 13:47
Dejvid Kapllani kur luante me Kastriotin

Dejvid Kapllani do të vazhdojë karrierën në Itali.

Është eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, i cili ka zbuluar se sulmuesi do të luajë në Itali.

Lojtari durrsak ka firmosur me Avezzano, skuadër që militon në Serinë D. Ekip që momentalisht ndodhet në vendin e 11-të në renditje.

Ndonëse palët kanë firmosur kontratën, zyrtarizimi pritet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se Kapllani ka luajtur për ekipe si Kastrioti, Erzeni, Teuta apo dhe Fushë Kosova në Kampionatin e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat