Sergio Conceiçao është gati të debutojë në stolin e Milan. Trajneri i ri i kuqezinjve do të drejtojë skuadrën në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Juventus. Portugezi pritet të luajë me skemën 4-3-3, me treshen e formuar nga të rikthyerit Pulisic, Morata dhe Jimenez.
Në mesfushë, Bennacer mund të shihet sërish nga minuta e 1 së bashku me Reijnders dhe Fofana, ndërsa mbrojtja me 4 lojtarë do të të jetë ai i propozuar nga ish-trajneriFonseca në daljet e fundit.
“Kam gjetur një ekip modest, i cili dëshiron të mësojë dhe të kuptojë se çfarë kërkon trajneri i ri.
Kjo është thelbësore, është baza për punë cilësore. Kishim pak kohë për të punuar, por doja të isha efektiv menjëherë për të qenë konkurrues. Nga nesër nis gjithcka nga e para”, tha Conceicao.
Duke folur për Juventus, ai shtoi: “Do të doja të kisha më shumë ditë për të punuar dhe të gjithë lojtarët në dispozicion.
Mungesat nuk mund të jetë një alibi. Ne duhet ta përballojmë sfidën me kokën lart. Ne kemi ende disa seanca stërvitore për ta përgatitur atë për më mirë dhe për ta fituar atë.”
“Detyra jonë është të përpiqemi të përmirësohemi në fushat ku mendoj se është e mundur. Momenti nuk është i mirë, duhet ta ndryshojmë dhe mund ta bëjmë vetëm duke punuar. Unë nuk dua të jem vizionar, mendoj vetëm të marr rezultate. Ne bëjmë një punë fantastike”, tha Conceicao.