Ish - trajneri i Milanit, Arrigo Saki ka dhënë një intervistë për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, ku u ndal te lëvizjet e para të kuqezinjve dhe Konseisao.
Leao dhe Teo Hernandez?
Këta janë emrat e parë që vijnë në mendje, por në grupin e Milanit ka disa lojtarë që nuk janë paraqitur në mënyrën më të mirë të tyre.
Serxho është një njeri që i ka idetë e qarta dhe jam i sigurt se do t’ua shpjegojë mirë të gjithëve këto ide, më pas do të jetë në dorën e lojtarëve që t’i bëjnë të tyret.
Sepse këtu duhet të jemi të sinqertë, nëse edhe Konseisao shkon keq, çfarë të bëjmë, ta largojmë edhe atë? Nuk do të jetë gjithmonë faji i trajnerëve nëse rezultatet nuk arrijnë, apo jo?”
Në përfundim, Saki u ndal te ndeshja e nesërme kundër Juventusit dhe e vlefshme për Superkupën e Italisë:
“Nuk duhet të bëjmë shumë presion ndaj Milanit për këtë ndeshje. Konseisao trashëgon një situatë të komplikuar dhe për këtë arsye është e logjikshme që t’i jepet atij të paktën dy javë. Ndërkohë, lërini lojtarët të përveshin mëngët dhe të fillojnë të vrapojnë përpara dhe mbrapa, kur sulmojnë dhe kur mbrohen”, tha ai.