Njihuni me njeriun që nuk tradhton, 40 vite udhëton çdo ditë Ferizaj - Prishtinë e anasjellstas 

Futboll

Njihuni me njeriun që nuk tradhton, 40 vite udhëton çdo ditë Ferizaj - Prishtinë e anasjellstas 

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2025 Në ora: 14:20
Ismet Grainca

Tradhtinë e urren, besnikërinë e përqafon dhe e do me zemër! 

Është i buzëqeshur si gjithmonë edhe kur nuk i ka punët mirë!

Nuk e hidhëron ndokënd, e ka zemrën e hapur edhe kur dikush ia prishë tymin e duhanit, fare nuk merret me të!

Është Ismet Grainca që kurrë nuk e tradhtoi klubin e futbollit Prishtina.

Që nga viti 1984 është i punësuar si arkatar i KF Prishtina dhe tash e asaj dite është pjesë e kësaj skuadre më të trofeshme në vendin tonë!

Ismet Grainca po futet në vitin e 41-të si pjesë e klubit më të madh në vend dhe dashuria për të është njësoj si në vitin 1984 si në vitin 2025!

Vetëm mi shku mendja e me tradhtu Prishtinën i duket se po i këputet njëri krahë!

40 vitet nuk u ndal asnjëherë duke udhëtuar Prishtinë – Ferizaj e anasjelltas dhe çdo ditë me përjashtim në ditën e pushimit!

Çdo herë që udhëton niset rrugës me një buzëqeshje dhe krenar që po shkon drejt zyrës së punës së FC Prishtina!

Është i përpikët deri në pikën e fundit, kurrë nuk jep ndonjë sekret të para 40 vitevesë kohës së kapitenit Fadil Vokrri sepse siç thotë ai: “Gjërat që nuk duhet të dihen ato gjithmonë duhet të mbeten të mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat