Viti 2024 u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për Interin, që tani do t’i përqendrojë forcat tek një objektiv madhor si Superkupa e Italisë.
Do të startojë në vitin kalendarik 2025 dhe zikaltrit duan patjetër të konfirmohen si kampionë.
Lajme të mira vijnë nga reparti i prapavijës, ku Mateo Darmian është rikuperuar plotësisht.
Sa iu përket 2 mbrojtësve të tjerë, Pavar dhe Açerbi, Inzagi ka vendosur të mos i marrë me vete sepse nuk janë të gatshëm.
Do të qëndrojnë në Milano për të punuar të veçuar dhe për të tentuar të kapin duelin me Venecian.
Për sa i përket formacionit të mundshëm, mbrojtja pritet të formohet nga Bisek-De Vraj dhe Bastoni, ndërkohë që nga krahët me shumë gjasa do e nisin Damfris dhe Dimarko. Treshja e mesfushës do t’u besohet të përhershmëve, Barela, Çalhanoglu dhe Mkhitarjan, ndërkohë që në sulm dyshja Lautaro-Turam.
Në krahun tjeter te Atalanta ka balotazh mes Kosonout dhe Gjimshtitit për sa i përket qendrës së mbrojtës.