Barcelona aktualisht është në kërkim të një shefi kuzhine për ekipin, pas një ankese nga sulmuesi t Robert Lewandowski.
Trajneri Hansi Flick është ai që kërkoi ndryshimin.
Sipas Sport, departamenti i ushqimit të Barcelonës, drejtori sportiv Deco dhe ish-kunati i Joan Laporta, Alejandro Echevarria, aktualisht janë duke kryer intervista për pozicionin e shefit të ekipit.
Ndryshimi buron nga një ankesë e Lewandowski për mënyrën se si u përgatitën vezët.
Flick e mori ankesën dhe e transferoi shqetësimin e tij te klubi, duke kërkuar që të rekrutohej një kuzhinier profesionist.
Trajneri gjerman e ka bërë të qartë se dëshiron të kontrollojë çdo aspekt të rikuperimit dhe gjendjes fizike të lojtarëve dhe dieta është padyshim pjesë e kësaj.
Kjo është parë në ndryshimet e bëra për udhëtimet e skuadrës Blaugrana këtë sezon.
Ndërsa më parë Barcelona në përgjithësi kthehej nga udhëtimet e vona në të njëjtën mbrëmje, Flick ka siguruar që lojtarët e tij të qëndrojnë gjatë natës në mënyrë që të flenë siç duhet, përpara se të kthehen të nesërmen.