Lista “e zezë” e Manchester United

Futboll

Lista “e zezë” e Manchester United

Më: 2 janar 2025 Në ora: 16:28
Amorim

Rubén Amorim, trajner i Manchester United menaxhon një listë të zezë lojtarësh, që do të largohen nga Old Trafford në përpjekje të ndryshojë serinë katastrofike të pesë humbjeve në gjashtë ndeshjet e fundit.

Më i dukshëm në operacionin e “pastrimit” të Manchester United është Joshua Zirzkee, i cili u zëvendësua 33 minuta në ndeshjen kundër Newcastle.

Emrat e tjerë që publikon Matteo Palmisano janë Casemiro (“sipas asaj që del nga ana tjetër e Kanalit anglez, Manchester United dëshiron ta heqë qafe në janar për të kursyer pagat”), Christian Eriksen (“kontrata e tij skadon në 2025 dhe “Djajtë e Kuq” mund të përfitojnë nga merkato e dimrit si mundësia e tyre e fundit për të fituar para”).

Në Angli raportohet se Amorim ka shpallur tashmë të transferueshëm Casemiron, Marcus Rashford dhe Cristian Eriksen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat