Shuhet ish-lojtari i kombëtares

Futboll

Shuhet ish-lojtari i kombëtares

Më: 2 janar 2025 Në ora: 16:29
Aldo Agropi

Ish-futbollisti i njohur italian, Aldo Agropi ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Ai ishte një figurë e njohur në futbollin italian, me një karrierë të shquar që përfshinte eksperiencën si lojtar në klubet Torino dhe Xhenoa, ndërkohë që gjithashtu ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares italiane.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Agropi vazhdoi të kontribuonte në futbollin italian si trajner, duke drejtuar klube të tilla si Fiorentina, Peruxhia dhe Komo.

Ai e gjeti pasionin e tij në komentimin sportiv, duke punuar si komentues në radio dhe TV, ku u bë i njohur për pasionin dhe njohuritë e tij të thella për sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat