Stërvitja nuk është ndalur për asnjë moment te skuadra e Man. Sitit, që përgatitet për sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Uest Hamit (pushim ka qenë vetëm 31 dhjetori).
Një lajm i mirë ka ardhur nga infermieria për trajnerin Pep Guardiola. Mesfushori Mateus Nunjes është rikthyer në stërvitjen e Man. Sitit pas dëmtimit.
Mesfushori nuk ka luajtur për skuadrën e Pep Guardiola që nga humbja ndaj Man. Junajtedit, më 15 dhjetor. Një rikthim i rëndësishëm për skuadrën, që ka patur mjaft dëmtime dhe numri i lojtarëve në dispozicion ka qenë i limituar.
Megjithatë, portieri Ederson dhe mbrojtësi Ruben Dias nuk janë kthyer ende në stërvitje me grupin edhe pse mediat konfirmojnë se janë rikuperuar nga lëndimet. Duket se stafi mjekësor do t’i mbajë nën vëzhgim edhe për disa ditë.