Vojvoda ka vendosur për të ardhmen!
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka vendosur për të ardhmen e tij.
Gazetari italian, Xhianluka di Marzio raporton se futbollisti kosovar ka vazhduar kontratën me Torinon dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Kontrata e re thuher se është deri në qershor të vitit 2027. 29-vjeçari te Torino ishte transferuar nga Standard Liezh për 5 milionë euro gjatë vitit 2020.