Situata e ndërlikuar e Dani Olmos në Barcelonë është tërheqëse për disa klube evropiane, dhe Milan është në mesin e tyre.
Katalanasit nuk kanë arritur të regjistrojnë futbollistin e blerë nga Lajpcig për 60 milionë euro deri më 31 dhjetor, por tani, pasi ka skaduar ky afat, Barça duhet të japi garanci të reja për të garantuar vendin e lojtarit në ekip edhe në pjesa e dytë e sezonit.
Garancitë të cilat, thotë La Liga, nuk janë dhënë, ndaj Barça dëshiron t’i qartësojë gjërat deri nesër, por, pa një lëvizje të minutës së fundit, rrezikon ta humbasë lojtarin në parametra zero që në janar, duke pasur parasysh një klauzolë të përfshirë në kontratën e tij.
Ndërkohë Junajtid dhe Siti tashmë kanë filluar të kontaktojnë me agjentin e tij, në Itali ata që mendojnë për të janë kuqezinjtë e Milanit, siç raportojnë Corriere della Sera dhe La Repubblica. Dani Olmo i jep përparësi Barcelonës, por nëse situata nuk zgjidhet shpejt, është e qartë se ai nuk do të presë përgjithmonë.
Kuqezinjtë e kanë ndjekur lojtarin që nga ditët e tij te Dinamo Zagreb, ata kishin tentuar ta nënshkruanin me Olmon para transferimit të tij në Lajpcig.
Konkurrenca, megjithatë, është e madhe dhe ka fuqi më të madhe ekonomike, kështu që premton të jetë një sfidë në kufi me të pamundurën: Dani Olmo, për momentin, bie në kategorinë e ëndrrave për milanistët.