Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviç është rikthyer në stërvitje me fanellën e Bayern Munih..
Ibrahimoviç ishte në Kosovë dhe kaloi disa ditë të mira pushimi dimëror me familje.
Sot skuadra “bavareze” është rikthyer në stërvitje për pjesën tjetër të sezonit.
Afati kalimtar i janarit mund të jetë efektiv për futbollistin shqiptar, pasi nuk është aspak i lumtur me minutazhin e ofruar nga trajneri Vincent Kompany.