Takim special para startit të Superkupës së Italisë

Futboll

Takim special para startit të Superkupës së Italisë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 17:02
Marotta e Ibrahimoviç

Takim special para startit të Superkupës së Italisë, Marota i dhuron fanellën e Interi… Ibrës

Presidenti i Interit, Bepe Marota, së me drejtuesit e Atalantës, Juves dhe Milanit takuan ambasadorin italian në Arabinë Saudite ku do të luhet turneu i Superkupës së Italisë duke filluar nga mbrëmja. 

Gjatë takimit, të gjithë përfaqësuesit bënë një shkëmbim dhuratash mes tyre, teksa Marota, me një buzëqeshje argëtuese, nderoi përfaqësuesin e Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, me një fanellë të Interit, të cilën suedezi e ka veshur në të kaluarën si lojtar.  

Këtë dhuratë drejtuesi i Milanit e pranoi me mjaft sportivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat