Manchester City bën gati listën

Futboll

Manchester City bën gati listën

Më: 2 janar 2025 Në ora: 17:33
Rodri

Manchester City po vuan shumë në këtë sezon dhe një nga arsyet mendohet se është edhe Rodri.

“Qytetarët” po vuajnë mungesën e tij në mesin e fushës, me spanjollin që aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, teksa mund të jetë gati vetëm për sezonin e ri.

Drejtuesit siç dihet kanë nisur punën për merkaton dhe një nga synimet kryesorë është të gjendet zëvendësuesi i fituesit të “Topit të Artë”.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se citizenët kanë një listë me lojtarët e mundshëm.

Leon Goretzka i Bayern Munich, Martin Zubimendi i Real Sociedad, Fenkie de Jong i Barcelonës, Pascal Gross i Borussia Dortmund dhe Exequiel Palacios i Bayern Leverkusen janë në listë dhe mbetet të shihet se cili do të mund të transferohet te kampionët aktuale të Premier Leagues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat