Courtois shpreh dëshirën: Nuk është e lehtë

Futboll

Courtois shpreh dëshirën: Nuk është e lehtë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 17:52
Thibaut Courtois

Nga momenti që kanë nisur betejat e brendshme në kombëtare për çështje krenarie dhe shiritin e kapitenit, Thibaut Courtois nuk ka luajtur më me Belgjikën.

Po flasim për qershorin e vitit 2023, kur Romelu Lukaku u preferua para portierit të Real Madrid për rolin e liderit të skuadrës me rastin e një ndeshje kundër Austrisë në kualifikueset për Euro 2024.

Zgjedhje e marrë nga trajneri Domenico Tedesco, në mungesë të Kevin De Bruyne në atë kohë.

Para një zgjedhje të tille, Courtois vendosi të largohej nga grumbullimi dhe u largua nga ombëtarja për një kohë të papërcaktuar.

Megjithatë, kohët e fundit ka dhënë një intervistë për CNN, pa përjashtuar një kthim të mundshëm te Belgjika, duke marrë parasysh edhe faktin se trajneri Tedesco është në dyshim:

“Kam qenë gjithmonë krenar të luaj për vendin tim. Natyrisht, skuadra ka vazhduar përpara, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm.

“Shpresoj të luajë një ndeshje tjetër, te kem një ‘mirupafshim; të përshtatshëm ose të luaj përsëri. Do të më pëlqente të luaja në Kupën e Botës… por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është aq e lehtë”.

Portieri 32-vjeçar ka folur edhe për shtimin e numrit të ndeshjeve në kalendar:

“Nëse ke dy muaj pushime në verë, si në NBA, mund të pushosh trupin për një muaj dhe të stërvitesh për një muaj. Lojtarët do të ishin më gati për të luajtur nëntë muaj të plotë. Kur nuk pushon, është pikërisht në atë moment që fillojnë dëmtimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat