Kukësi njofton largimin e trajnerit

Futboll

Kukësi njofton largimin e trajnerit

Më: 2 janar 2025 Në ora: 19:49
Emiljano Çela

Në finalen e Superkupës së Shqipërisë u konfirmua se Emiljano Çela do të bashkohej me ekipin e Besës së Kavajës duke zënë vendin e Mirel Josës si trajner.

Tashmë ka ardhur dhe konfirmimi nga Kukësi për largimin e teknikut 39-vjeçar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.

Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë. 

Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat