KEK-u përforcohet me Prapashticën

Futboll

KEK-u përforcohet me Prapashticën

Nga: K.G. Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:15
Pamje nga prezantimi

Skuadra e futbollit KEK-unga Kastrioti ka synime të mëdha në pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B.

KEK-u e mbylli stinorin vjeshtor me rezultate të mira, duke e zënë vendin e katërt me 22 pikë të mbledhura.

FC KEK është përforcuar me futbollistin Leart Prapashtica.

“Nga sot, Learti Prapashtica, djali i portierit të njohur dhe legjendar të FC KEK, Naser Prapashtica, bëhet pjesë e skuadrës së klubit. Learti, i cili është një mbrojtës i krahut të majtë, ka kaluar një rrugë të suksesshme futbollistike dhe tani do të kontribuojë me talentin e tij për ekipin e FC KEK.

Learti vjen nga Fushë Kosova, ndërsa më parë ka qenë pjesë e ekipit të Ulpianës, ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në pozitat e tij.

Angazhimi i tij i ri në FC KEK sjell jo vetëm një forcë të re, por edhe një lidhje të thellë me historinë e klubit, duke pasur në konsideratë se familja Prapashtica ka qenë një emër i njohur dhe i respektuar në futbollin e Kosovës.

Në këtë periudhë përgatitore, skuadra e FC KEK ka për qëllim të arrijë rezultate pozitive, dhe me ardhjen e Leart Prapashticës, ky objektiv bëhet edhe më i realizueshëm. Të gjithë shpresojnë se Learti do të vazhdojë trashëgiminë e familjes Prapashtica dhe do të lërë gjurmë të thella në historinë e klubit”, ka njoftuar FC KEK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat