Fituesi i Kupës së Botës, Emmanuel Petit, ka pranuar se ai “do të paguante para” për të parë Lamine Yamal të luante sepse talenti i Barcelona-s “ka gjithçka”.
Francezi u pyet TNT Sports se cili lojtar e entuziazmon më shumë në futbollin modern:
“Lamine Yamal, 17 vjeç. Bën gjëra të pabesueshme në fushë. Po zhvillon një sezon të madh deri tani me Barcelona-n, fitoi një trofe të madh sezonin e kaluar me Spanjën, ishte lojtari më i mirë i Europianit në moshën 17 vjeç”.
“Do të paguaja për ta parë atë në fushë. Mund të luajë me këmbën e djathtë, e majtë, mund të bëjë finte me të dyja këmbët, kështu që është e pamundur.
“Është shumë i shpejtë dhe merr gjithmonë vendimin e duhur kur ka topin në këmbë. Për më tepër, ai ka vizion, inteligjencë, lëvizje, ka gjithçka në moshën 17 vjeç”.