Pak ditë dhe shumë mungesa, por pa alibi

Futboll

Pak ditë dhe shumë mungesa, por pa alibi

Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:33
Sergio Conceiçao

Sergio Conceiçao është gati të debutojë në stolin e Milanit. Trajneri i ri i kuqezinjve do e nisë me gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit, të planifikuar për të premten në orën 20:00 në Riad dhe do ta bëjë këtë me disa lojtarë ende të padisponueshëm.

Portugezi duhet të fokusohet në 4-3-3 me treshen e formuar nga të rikthyerit Pulisic, Morata dhe Jimenez, në mesfushë Bennacer mund të shihet sërish nga minuta e parë së bashku me Reijnders dhe Fofana, ndërsa mbrojtja me 4 lojtarë do të të jetë ai i propozuar nga Fonseca në daljet e fundit.

Në ditët e para si trajner i Milanit - "Kam gjetur një ekip të përulur, i cili dëshiron të mësojë dhe të kuptojë se çfarë kërkon trajneri i ri.

Kjo është thelbësore, është baza për punë cilësore. Kishim pak kohë për të punuar, qartë, por doja të isha efektiv menjëherë për të qenë konkurrues”.

Për Juventusin - "Do të kisha dashur të kisha pasur më shumë ditë për të punuar dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, padyshim, por e dija se çfarë do të gjeja kur të më thërrisnin. Nuk mund të jetë një alibi. Ne duhet ta përballojmë sfidën me kokën lartë, kemi ende disa seanca stërvitore për ta përgatitur sa më mirë, për ta fituar atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat