KF Shkëndija e Tetovëes dhe portieri Davor Taleski kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin mes palëve.
Pas dy viteve e gjysmë në fanellën kuqezi, portieri 29-vjeçar largohet nga klubi për të kërkuar një ambient ku do të ketë më shumë hapësira për lojë.
"Bashkë me Taleskin, nga skuadra kuqezi largohet edhe sulmuesi Daouda Bamba. 29 vjeçari i ardhur në verë nuk arriti të kalojë problemet me dëmtimet dhe sipas marrëveshjes paraprake në kushte të tilla kontrata e tij me klubin bëhet e pavlefshme.
Davkr Taleski iu bashkua Shkëndijës në qershor të vitit 2022 dhe gjatë kësaj periudhe dha kontributin e tij në skuadër, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.
KF Shkëndija e falënderon Davor Taleskin për angazhimin dhe punën e palodhur gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, duke i uruar shumë suksese dhe mbarësi në të ardhmen e tij profesionale", ka njoftuar KF Shkëndija.