Shkendija e Tetovës sot ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“Tetovarët janë të parët që nisin përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, gjatë të cilit do të luftojnë për rikthimin e titullit kampion.
Atmosfera në kampin e kuqezinjve është jashtëzakonisht pozitive, pasi ata besojnë se mund të arrijnë majat e futbollit maqedonas gjatë këtij sezoni.
Sipas planit të skuadrës, duke nisur nga e shtuna, do të punojnë me intensitet të plotë me dy seanca stërvitore në ditë dhe dy ndeshjet e para miqësore do të luhen në datat 17-22 janar.
Më 25 janar, Shkendija niset për në Antalia, ku do të zhvillojë edhe katër ndeshje të tjera të forta para fillimit të sezonit pranveror”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa”.
Shkendija e mbylli pjesën vjeshtore me 37 pikë, duke ndarë vendin e parë me skuadrat Sileksi dhe Rabotniçki..