Me kapitenin Besart Ibraimin synojnë titullin

Futboll

Me kapitenin Besart Ibraimin synojnë titullin

Nga: K.G. Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:55
Besart Ibraimi

Shumë më përpara se të gjithë të tjerët, skuadra e Shkendijës së zetovës filloi përgatitjet për pjesën pranverore të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Me kapitenin Besart Ibraimin synojnë titullin e kampionit.

”Në kushte shtëpie, siç është normale, tetovarët e udhëhequr nga kapiteni Besart Ibraimi u paraqitën në bazën e klubit dhe filluan stërvitjet shumë më herët se të gjitha skuadrat e tjera të ligës së parë.

Si zakonisht, përgatitjet e para do të jenë në Maqedoni dhe më pas do të nisen për në Antalia, si çdo vit.

Klubi tashmë ka njoftuar sot se ka ndarë rrugët me Davor Taleskin dhe Bamban”, njofton mediumi maqedonas “Sportsport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat