Ruben Amorim, trajneri i ri i Djajve të Kuq, e ka pasur gjithmonë në mendje që ta merrte suedezin 26-vjeçar në “Old Trafford” pas largimit nga Sportingu i Lisbonës nëntorin e kaluar, megjithëse fillimisht transferimi ishte planifikuar për verën e ardhshme.
Por ka pasur një ndryshim të planeve.
Sipas asaj që raporton “The Star”, planet kanë ndryshuar dhe Amorim i ka komunikuar drejtuesve të “Djajve të Kuq”, se duhet të marrin Gyokeres.
Për ta rrëmbyer nga klubi portugez, megjithatë, do të duheshin rreth 80 milionë sterlina (rreth 96 milionë euro) për shkak të klauzolës së lirimit në kontratën e tij.
Dhe megjithë se Junajted mund të mbledhë fonde nga shitja e lojtarëve gjatë merkatos së dimrit (Zirkzee dhe Rashford për shembull), marrëveshja për nënshkrimin e “The Cannibal” së pari duhet të miratohet nga familja Glejzers.
Amorim dhe Gyokeres kanë qenë një dyshe e suksesshme te Sportingu dhe Gyokeres u bë një nga sulmuesit më rezultativ në Europë.