Cilët futbollistë munguan në grumbullimin e Shkëndijës?

Futboll

Cilët futbollistë munguan në grumbullimin e Shkëndijës?

Më: 2 janar 2025 Në ora: 21:23
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror, aty ku kjo skuadër do të tentojë të bëjë më të mirën, për të përfunduar sezonin në pozitën e parë dhe për të rikthyer titullin kampion në Tetovë.

Është kjo dëshirë e gjithësecilit nga tabori i “kuqezinjëve”, e në veçanti “Ballistëve”, që ëndërrojnë që këtë vit skuadra e tyre të ngrejë lartë trofeun e më të mirit për herë të 5-të në histori.

Megjithatë për të bërë një gjë të tillë, Shkëndija ka nevojë për futbollistë të rinj, që pritet të vijnë ditëve në vijim.

Ndërkohë, edhe zyrtarisht pjesë e Shkëndijës në pranverë nuk do të jenë portieri Davor Taleski, si dhe sulmuesi Daouda Bamba. Që të dy nuk ishin prezent sot fare në grumbullimin e “kuqezinjëve” nga Tetova, derisa me arsye munguan edhe Alhassan, Ëebster dhe Qaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat