Shkëndija prezanton një sulmues

Futboll

Shkëndija prezanton një sulmues

Më: 2 janar 2025 Në ora: 21:25
Dani

Shkëndija e Haraçinës ka vazhduar me transferimet e reja në prag të stinorit pranveror në Ligën e Tretë – Veri në Maqedoni, aty ku “kuqezinjtë” nga Shkupi dolën bindshëm kampion.

Së fundmi kjo skuadër ka angazhuar ish sulmuesin e FC Shkupit, Mërgim Dani, i cili së fundmi luante me Skopjen në Ligën e Dytë.

Dani, shihet si zëvendësim ideal për Emir Aliun, që ditë më parë njoftoi largimin e tij nga Shkëndija e Haraçinës, skuadër kjo që deri më tani ka angazhuar gjithashtu edhe mesfushorin qendror Besir Baftjar, që ka edhe eksperiencë nga jashtë, si dhe mesfushorin shkupjan, Fikret Livareka, që vjen nga skuadra e Ligës së Dytë të Osogovës.

Kujtojmë, Shkëndija e Haraçinës stinorin vjeshtorë në Ligën e Tretë-Veri, e mbylli si kampion me 37 pikë, 8 më shumë se Fortuna e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat