Juventusi dhe Milani zbresin nesër në fushë

Futboll

Juventusi dhe Milani zbresin nesër në fushë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 21:46
Leao

Më 6 janar, Italia jep edhe titullin e parë për vitin 2025, atë të Superkupës.

Në mbrëmjen e 3 janarit, dy nga gjigantët e futbollit italian, Juventus dhe AC Milan, do të përballen në gjysmëfinale.

Por kjo ndeshje, ashtu edhe si finalja nuk zhvillohet në Itali, por në Arabinë Saudite.

Ndeshja do të zhvillohet në Al Awal Park, Universiteti King Saud, në Riad të Arabisë Saudite, dhe pritet të nisë në orën 20:00 sipas kohës lokale.

Historikisht, Juventusi ka dominuar ndaj Milanit me 37 fitore në 83 përballje të fundit, ndërsa Milani ka arritur 21 fitore dhe 25 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Megjithatë, në përballjet direkte këtë sezon, të dyja skuadrat kanë treguar se janë të afta të neutralizojnë njëra-tjetrën.

Tifozët e të dyja skuadrave janë të emocionuar dhe presin një spektakël të vërtetë. Juventusi do të tentojë të shfrytëzojë potencialin e Thuram dhe lojtarëve të tjerë kyç, ndërsa AC Milan do të mbështetet në disiplinën taktike dhe eksperiencën e lojtarëve të tyre.

Juventusi vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dramatik 2-2 kundër Fiorentinës më 29 dhjetor 2024, ku mesfushori Khephren Thuram u shqua duke shënuar dy gola. Ky rezultat ka treguar një ekip të aftë për të krijuar dhe menaxhuar presionin e ndeshjeve të rëndësishme.

Nga ana tjetër, AC Milan ka treguar formë të ndryshme në ndeshjet e fundit, duke përfshirë një fitore minimale 1-0 kundër Veronës më 20 dhjetor 2024.

Gjithashtu, ndeshja e fundit mes dy skuadrave në Serie A, më 23 nëntor 2024, përfundoi në një barazim pa gola, duke reflektuar balancën mes këtyre dy ekipeve

Por përtej rivalitetit historike, si Juventusi, ashtu edhe Milani nuk e kanë nisur siç duhet këtë sezon dhe i duhet patjetër një titull për të ndryshuar mentalitetin në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat