Interi është në finale të Superkupës së Italisë në futboll.
Skuadra zikaltër ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Atalantës, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në staidumin në Rijad të Arabisë Saudite.
Futbollisti Dumfries është trim i ndeshjes duke shënuar dy gola për fitoren e Interit.
Ai shënoi në minutën e 49-të e 61-të.
Kristjan Asllani u aktivizua nga minuta e 68-të për Interin.
Futbollisti Berat Gjimshiti është aktivizuar nga minuta e 62-të për Atalantën por pjesa e dytë ishte fatale për ta.