Fabio Cannavaro ka zbarkuar në Zagreb më herët se sa ishte planifikuar, shkoi menjëherë në stadiumin në Maksimir
Cannavaro do të mbajë nesër një tubim me futbollistët e Dinamos dhe do të udhëheqë ekipin në përgatitjet dimërore.
Ai solli me vete në Zagreb 52-vjeçarin
Francesco Troise, i cili do të jetë ndihmësi i tij i parë dhe Eugenio Albarela, 59-vjeçar, trajner fitnesi.
“Trajneri i ri i Dinamos, Fabio Cannavaro, ka mbërritur në Zagreb dhe ka vizituar sot Maksimirin. Aty takoi njerëzit me të cilët do të bashkëpunon”, ka bërë të ditur media kroate ”24 sata”.
Në total, ai drejtoi 239 ndeshje si trajner, shënoi një normë fitoresh prej 55.2 për qind dhe fitoi tre trofe me klubet që ka drejtuar.
“Si futbollist kam arritur të bëj gjëra të mëdha, kështu që emri im u bë i rëndësishëm, por në stërvitje është ndryshe, duhet të jesh shumë më inteligjent”, kishte thënë para një kohe Cannavaro.