Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dëshiron që vendimi për të ardhmen e tij të merret sa më shpejt. Sipas prestigjiozez, CNN, CR7 ynon të zgjidhë situatën e kontratës së tij deri në fund të janarit.
Kontrata e tij aktuale me Al Nassr skadon më 30 qershor dhe për të vazhduar në një klub ku ai ka shënuar gola të shumtë, por nuk ka fituar asnjë titull zyrtar, do të kërkonte një kontratë të re milionere. Deri tani i vetmi trofe i fituar ka qenë Kupa e Arabisë, e cila nuk ka vlerë zyrtare.
Pavarësisht 39 viteve të tij, kristiano Ronaldo mbetet në formë të shkëlqyer. Ai është ylli i Al Nassr dhe vazhdon të përfaqësojë kombëtaren portugeze, ku shënon gola të rëndësishëm dhe shkruan faqe të reja të historisë.
Fernando Hierro, drejtori sportiv i Al Nassr, mund të jetë përgjegjës për negociatat për zgjatjen e kontratës së legjendës portugeze.
Megjithatë, në Arabinë Saudite po përflitet për një interesim të mundshëm nga Al Hilal, një nga klubet kryesore në vend, veçanërisht nëse Nejmar nuk rinovon. Duhet nënvizuar se Al Hilal merr pjesë në Botërorin e Klubeve, ndryshe nga Al Nassr.