Sezoni i ardhshëm pa limite, në fushë lejohen 11 të huaj

Futboll

Sezoni i ardhshëm pa limite, në fushë lejohen 11 të huaj

Më: 2 janar 2025 Në ora: 22:40
Pamje nga një stërvitje

Superliga shqiptare, me rregullat e reja të FSHF-së, do të lejojë deri në 7 lojtarë të huaj njëkohësisht deri në fund të këtij sezoni.

Ndërsa nga sezoni 2025-2026 kufizimi do të hiqet plotësisht, duke hapur mundësinë që formacionet të jenë plotësisht të huaja.

Ky vendim ka ngritur shqetësime për të ardhmen e futbollit vendas, duke rrezikuar zhvillimin e talenteve shqiptare dhe rolin e akademive.

Superliga shqiptare rikthehet të luhet më 11 janar, por kjo pjesë e sezonit do të zhvillohet me rregulla të reja.

Klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të lejohen të aktivizojnë deri në 7 lojtarë të huaj njëkohësisht në fushë gjatë ndeshjeve. Në të kaluarën, klubet e Kategorisë Superiore në Shqipëri lejoheshin të aktivizonin njëkohësisht deri në 5 lojtarë të huaj gjatë ndeshjeve.

Deri tani, kufizimi i lojtarëve të huaj ka shërbyer si një mekanizëm për të nxitur prodhimin dhe promovimin e talenteve vendase. Me këtë vendim të ri, shqetësimet janë të shumta.

A do të rritet cilësia e kampionatit dhe do të tërhiqen më shumë tifozë në stadiume? Apo, përkundrazi, ky hap do të dëmtojë rëndë akademitë shqiptare dhe do të pengojë zhvillimin e brezit të ardhshëm të yjeve të futbollit shqiptar?

Ndikimet e këtij vendimi do të jenë të dukshme që në merkaton e janarit, ku klubet pritet të zhvendosin fokusin e tyre drejt tregut të huaj. Por mbetet për t’u parë nëse ky ndryshim do të rezultojë një hap përpara apo një kthim pas për futbollin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat