Serxho Konseisao është gati të debutojë në stolin e Milanit.
Trajneri portugez ka dalë në konferencën për mediat në prag të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë të planifikuar për nesër kundër Juventusit.
Si e gjetët ekipin? Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë nuk ju pëlqeu?
“Sinqerisht gjeta një ekip që është i përulur, që dëshiron të mësojë, që dëshiron të kuptojë atë që kupton trajneri.
Kjo është shumë e rëndësishme, është baza për të bërë një punë cilësore për mendimin tim. Kishim pak kohë për të punuar, por ne ishin të prerë për të përcjellë atë që nevojitet”.
Çfarë do të thotë të fillosh me një ndeshje si ajo kundër Juventusit?
“Koha është ajo që është, nëse do të më kishit pyetur nëse do të kisha dashur më shumë kohë për të punuar dhe të gjithë lojtarët në dispozicion, do të kisha thënë po. Por unë e dija që kur kam ardhur dhe nuk duhet të ketë justifikime, duhet të përballemi me Juventusin me kokën lart, të përpiqemi të fitojmë, për ne është thelbësore”,