Bayer Leverkuseni, që ka në petkun e saj kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën, ka përforcuar skuadrën me talentin argjentinas Alejo Sarco.
“Qendërsulmuesi 18-vjeçar do të transferohet nga skuadra argjentinase CA Velez Sarsfield të klubii i Bundesliga dhe me kontratë deri në vitin 2029.
‘Sarco është ‘një lojtar premtues i të ardhmes’, - tha drejtori sportiv i Leverkusenit, Simon Rolfes, transmeton mediumi zviceran “20min”.
Sarco ka luajtur tashmë 20 ndeshje për kombëtaren argjentinase U17 dhe ka shënuar pesë gola.
Në Leverkusen, i riu do të përballet me konkurrencë të klasit të lartë në qendër të sulmit si Victor Boniface dhe Patrik Schick.
Në Bundesligë, kampioni në fuqi është në vendin e dytë, katër pikë pas liderit Bayern Munih.