500 mijë euro për Partizanin

Futboll

500 mijë euro për Partizanin

Më: 3 janar 2025 Në ora: 10:38
Mba - Zeka

Partizani është skuadra më aktive në këtë merkato. “Demat” kanë arritur të “mbushin” arkat me shitjen e Arinaldo Rrapajt, Tedi Carës dhe Andri Hadroj.

Por jo vetëm kaq, pasi një tjetër shitje do të bëhet nga kryeqytetasit. Cristian Mba do të jetë i larguari i radhës nga të kuqtë, me sulmuesin që do të vazhdojë karrierën në Ukrainë.

“Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se sulmuesi transferohet te skuadra e Metalist Kharkiv. Ekip ky që militon në ligën e 2 –të ukrainase. Nga ky transferim skuadra e Partizanit do të përfitojë 500 mijë euro.

Një shumë e konsiderueshme, me klubin që arrin të sigurojë të tjera të ardhura nga lojtarët. Zyrtarizimi i këtij operacioni mbetet çështje ditësh. Kujtojmë se në këtë sezon Mb aka luajtur në 21 ndeshje me “Demat”, ku ka arritur të shënojë edhe 5 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat