Dnamo arriti që pjesën e parë të sezonit ka përfundojë si kampione dimri.
Sigurisht që meritë kryesorë ka dhe trajneri Ilir Daja, i cili arriti që të rikthejë ekipijn te rezultatet pozitive.
“Blutë” duken një nga skuadrat e kompletuara dhe që janë pretendente për të fituar titullin. Por siç dihet më e vështirë është të mbash vendin e parë se sat ë luftosh për ta arritur.
Këtë e di mjaft mirë Daja, i cili në karrierën e tij ka arritur të fitojë tituj të rëndësishëm.
Padiksutim që në merkaton e janarit pret të përforcohet akoma më shumë. Në një intervistë për “Sport News” ka theksuar se minimalisht pret 2 afrime, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor me tipare sulmuese.
“Kampione dimri? Nuk e prisja, pasi fillimi nuk ishte i mirë për Dinamon. Nuk i njihja me detaje lojtarët. Kur mora drejtimin, hasa vështirësi. Nuk e kisha menduar që do ishim këtu, por gjetëm terrenin e duhur. Sot ka kompleksin e vet, është në një pozicion të mirë, në një fshat shumë të bukur. I kemi kushtet për të punuar, jemi të qetë nga ana financiare.
Merkato? Dhuratat ne i morëm për vitin e ri (Qesh). Çdo trajner pret dhurata. Merkato e janarit ofron shumë pak. Pjesa e dytë e kampionatit nis me 11 janar, do të thotë se nuk ke shumë kohë. Do isha i kënaqur nëse do afronim 1 ose 2 lojtarë. Na duhet një qendërmbrojtës dhe një mesfushor që ka tipare drejt sulmit”, ka theksuar Daja.