Një rregull i ri i Federatës Italiane mund të shpëtojë karrierën e Hysajt te Lazio

Futboll

Një rregull i ri i Federatës Italiane mund të shpëtojë karrierën e Hysajt te Lazio

Më: 3 janar 2025 Në ora: 10:45
Elseid Hysaj

Merkato e dimrit është hapur dhe Lazio mund të bëjë disa lëvizje për të kompensuar disa emergjenca në skuadër.

Lajmet e fundit përfaqësohen nga një rregull FIGC (Federatës italiane të Futbollit) sipas të cilit çdo klub mund të modifikojë listën e tij për Serinë A nga ndeshja në ndeshje gjatë periudhës së merkatos.

Ky rregull do të thotë se, duke pasur parasysh lojtarët e shumtë të dëmtuar, Marco Baroni mund të zëvendësojë lojtarët e padisponueshëm me ata që nuk janë në listë, si Toma Basic dhe Elseid Hysaj.

Kujtojmë që mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka qenë i përshirë në listën e kampionatit dhe atë të Europa League dhe për pasojë ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupën e Italisë në pjesën e parë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat