Rasti Dani Olmos po shqetëson të gjithë Barcelonën dhe pjesën tjetër të botës së futbollit.
Klubi katalanas, pasi i pagoi 55 milionë euro Leipzigut për nënshkrimin e tij në verë, pas triumfit në Kampionatin Evropian të Gjermanisë, arriti ta regjistrojë atë në kampionat vetëm falë dëmtimit afatgjatë të Christensen.
Një lidhje e përkohshme, e cila skadoi më 31 dhjetor. LaLiga refuzoi kërkesën për një zgjatje për të gjithë sezonin, duke e bërë ajrin në shtëpinë blaugrana gjithnjë e më të rrallë.
Në letër, mesfushori sulmues spanjoll i lindur në vitin 1998 është i lirë të nënshkruajë me çdo klub tjetër dhe të largohet nga Barcelona. Megjithatë, në orët e fundit agjenti i lojtarit, Andy Bara, ka dhënë një intervistë për GiveMeSport, ku ka zbuluar qëndrimin e klientit të tij në lidhje me këtë çështje të ndërlikuar:
“Ne kemi besim se Barcelona do të gjejë një zgjidhje.
Dani është një lojtar i Barcelonës dhe ai dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. ai bëri sakrifica të mëdha në jetën e tij për të arritur në Barcelonë. Ishte dëshira e tij për një kohë të gjatë.
Opsione të tjera apo klube? Barcelona është e para dhe opsioni i fundit Dani, babai, familja, unë… nuk po mendojmë për opsione të tjera”, ka thënë mes të tjerash agjenti i lojtarit.