Interi është finalisti i parë i Superkupës së Italisë 2025, pasi mposhti Atalantën 2-0 në gjysmëfinale.
Në Riad, zikaltërit e Simone Inzaghit kapitalizuan më së miri dopietën e Dumfries dhe tani presin fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Juventusit e Milanit.
“Ishim të shkëlqyer dhe nuk pati fare ndeshje kundër një kundërshtari me vlera absolute. Interi i përballoi të dyja pjesët me qasje prej një skuadre të madhe. E siguruam finalen me lojë të përqendruar dhe teknike.
Krijuam shumë kundër Atalantës, si kurrë më parë.
Portieri Carnesecchi bëri shumë ndërhyrje vendimtare, që na penguan të shënonim golin e tretë.
Duhej ta mbyllnim ndeshjen më herët, por pas një performance të tillë është e vështirë t’iu bësh vërejtje djemve,” komentoi trajneri i Interi, Simone Inzaghi..
.