Portieri i Milanit, Mike Maignan, foli në prag të sfidës së Superkupës Italiane kundër Juventusit, e cila do të luhet sonte në orën.
Fitorja do të siguronte kalimin në finalen e këtij trofeu.
A mund ta fitoni trofeun?
Sigurisht, ne jemi Milani. Stërvitemi çdo ditë për të fituar, kemi ambicie të bëjmë mirë dhe të japim maksimumin. Natyrisht, do të jetë e vështirë. Edhe për Juven do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e kampionatit.
Çfarë ka ndryshuar me Conceicao?
Nuk mund të them shumë gjëra sepse janë informacione tona të brendshme. E dimë që çdo trajner është i ndryshëm, ka idetë dhe metodologjinë e tij. Duhet të përshtatemi në mënyrë që të jemi gati për ta luajtur ndeshjen si duhet. Është një trajner që ka shumë energji, i mbushur me entuziazëm dhe i jep shumë motivim ekipit.
Në ndeshje të tilla, penalltitë janë të mundshme. A stërvitesh për to?
Jo, stërvitem për të luajtur 90 minuta. Nëse pastaj ka penallti, duhet të jemi gati, por nuk ka asgjë të veçantë. Duhet të jesh gjithmonë i përqendruar dhe gati për të dhënë gjithçka.