Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram u zëvendësua si masë paraprake në fund të 45 minutave të para kundër Atalantës në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Italisë në Riad të Arabisë Saudite.
Kjo për shkak të një tendosjeje të lehtë në aduktorin e majtë dhe trajneri Inzagi nuk dëshiroi ta rrezikonte atë.
“A do të shërohet Thuram për finalen?
Nuk mund të them gjë akoma. Ai më tha se ndjeu ngurtësimin e tij.
Ai doli i pari për ta provuar këmbën, por e kishte të pamundur. Do të shohim nëse ai mund të jetë të hënën, do të shohim në ditët në vijim”, tha Inzagi për “Mediaset” pas ndeshjes.