Pol Pogba është duke shijuar një periudhë relaksi në Republikën Domenikane.
Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë një foto, në të cilën ka veshur një fanellë të Juventusit, një të Zinedin Zidan, shoqëruar me mbishkrimin: “Meditim”.
Mesfushori po përgatitet për rikthimin në fushë dhe kohët e fundit, emri i tij është lidhur veçanërisht me Marsejën.
Tani mbetet për t’u parë se ku do të shkojë për të rifilluar karrierën e tij.