Babai kundër djalit në gjysmëfinale të Supërkupës së Italisë

Futboll

Babai kundër djalit në gjysmëfinale të Supërkupës së Italisë

Më: 3 janar 2025 Në ora: 11:13
Serxhio Konseisao e Francisko Kosenseisao

Trajneri i ri i Milanit, Serxhio Konseisao do të debutojë sot në pankinën e “kuqezinjve” dhe fati e deshi që të jetë kundër djalit të tij Francisko Kosenseisao, i cili luan për Juventusin.

Interi mundi dje Atalantën dhe u kualifikua në finalen e Superkupës së Italisë, që po luhet në Riad të Arabisë Saudite.

Sot në program është ndeshja e dytë gjysmëfinale, ku takohen Milan dhe Juventus.

Francisko po luan në formë të shkëlqyer dhe në ndeshjet e fundit të Juventusit është një nga më të mirët në skuadër.

Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit fillon nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat